Autoriteti i Mbikqyrjes sё Lojrave tё Fatit njofton se kёrkon tё marrё me qera ambjente (zyra) pёr tё ushtruar veprimtarinё administrative tё AMLF-sё, duke u bazuar nё kriteret e mёposhtёm

        Kriteret dhe specifikimet e ambientit:

 

  • Ambjentet pёr zyra me me ndarje tё brendёshme 10-12 zyra me sipёrfaqe totale afёrsisht 300-400 m2 tё pёrshtatshme pёr akomodimin e punonjёsve tё AMLF-sё, pёr nevojat e punёs sipas strukturёs organizative tё Institucionit.
  •  Ambientet duhet të sigurojnë përmbushjen e kërkesave minimale sipas kuadrit ligjor për hapësirat në vendin e punës.
  •  Ambientet ku do të akomodohet stafi i AMLF-sё, të jetё afёr zonёs se qendrёs në Tiranë dhe lehtësisht i aksesueshёm nga institucionet e tjera shtetërore, kryesisht nga Ministria e Financave ku institucioni ka bashkёpunim tё vazhdueshёm.
  • Ambjentet per zyra mundёsisht tё kenё 2 hyrje tё aksesueshme, njё pёr hyrjen e punonjёsve tё administratёs dhe tjetra pёr shёrbimin ndaj qytetareve/subjekteve tё liҫencuar nё fushёn e lojrave tё fatit pёr tё marё shёrbimin e kёrkuar nё zyrёn e protokollit tё institucioni.
  •  Ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar.
  •  Ambientet duhet të kenë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe ne rast se ka nderprerje tё energjisё elektrike ndertesa tё jetё e pajisur me gjeneratore.
  •  Ambientet duhet sherbim sigurie 24 orё, Instalimet elektrike dhe instalimet e rrjeteve kompjuterike (LAN, Kabllim,switch etj) të jenë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për postet e punës.
  • Ambientet duhet të kenë sistem kondicionimi dhe në rastet kur nuk ka aspirim natyral tё ketё sistem aspirimi të instaluar dhe plotësisht funksional, gjithashtu ambientet nuk duhet tё kenё lagёshtirё.
  • Ambientet duhet të kenë minimumi 2 tualete (të kompletuar me pajisjet hidrosanitare dhe pajisjet për ujë të ngrohtë).Të sigurohet vend në hyrjen kryesore për vendosjen e tabelës identifikuese të Institucionit shtetëror.
  • Ambientet në të cilën do transferohet AMLF të plotësojë kushtet për zhvillim normal të punës, pa pasur nevojë për kryerjen e investimeve shtesë nё pjesen e strukturёs te zyrave.
  •  Ambientet duhet tё jenë të lira dorëzimi i objektit do të bëhet brenda 5 (pesë) ditëve pune nga njoftimi për lidhje kontrate.

 

        Dokumentacioni kualifikues do të jetë:

 

         Ofertuesi duhet të dorëzojë dokumentacionin origjinal ose fotokopje të noterizuar, si në vijim:

  •  Ofertёn pёr vlerёn e detyrimit mujor tё qerasё, sipas kritereve tё mёsipёrme.
  • Vërtetim si titullar i ligjshëm i pronës të vërtetuar me certifikate pronësie, lëshuar nga ASHK-ja, shoqëruar me kartelën e pasurisë, hartën treguese të pronës dhe Gent-planin.
  • Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestro dhe është e lirë nga çdo barrë hipotekor apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga ASHK-ja.
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të librezёs, të energjisë elektrike.
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të librezёs tё ujësjellës-kanalizimet.
  • Vërtetim që ofertuesi nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor. Deklaratë që nuk ka konflikt interesi me AMLF;
  • Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe NIPT/NUIS, certifikata e regjistrimit dhe Ekstrat Historik i regjistrimit të subjektit qëvërteton se ka status aktiv.
  • Vërtetim nga tatim-taksat që nuk ka detyrime të pashlyera.
  • Vërtetim që nuk ka sigurime shoqërore të pashlyera nga e-Sigurime.

        AMLF do të pranojë oferta si nga persona fizik dhe juridik të cilët plotësojnë kriteret dhe dorëzojnë dokumentacionin kualifikues.

 

        Paraqitja e dokumenteve dhe ofertës së qirasë së ambienteve:

 

  • Dokumentacioni i kërkuar më sipër duhet të jetë i futur në një zarf jo transparent, të mbyllur, të vulosur dhe të firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit. Mbi zarf duhet të jetë shënuar: “Ofertë në kuadër të marrjes me qira të ambienteve (zyra) për ushtrimin e veprimtarisë së Autoritetit tё Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit (AMLF)”.
  • Oferta e qiradhënësit që specifikon sipërfaqen dhe çmimin total mujor (në LEK) si më poshtë:

 

Sipërfaqe totale e ambienteve Çmimi për m2 Çmimi total (Lek në muaj)
     

 

  • Dorëzimi i dokumenteve dhe ofertës ekonomike duhet të bëhet brenda datës 06/03/2024, ora 14:00, me postë ose dorazi pranë Autoritetit tё Mbikqyrjes sё Lojrave tё Fatit (AMLF), me adresë: Blv “Dëshmorët e Kombit”, Ministria Financave dhe Ekonomisë, Tiranë. Nëse dorëzimi do të bëhet nëpërmjet shërbimit postar, zarfi duhet të ketë datën 29 Shkurt 2024 ose më herët nga kjo datë.
  • Ofertuesi duhet të pranojё që pagesa e qirasë të bëhet çdo muaj në lekë, bazuar nё çmimin e ofruar dhe sanksionuar ne kontratën e qirasë, kundrejt lëshimit të faturës tatimore.

 

      Kriteret Vlerësuese:

       Oferta fituese do të jetë oferta ekonomikisht më e favorshme, e cila plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe kërkesat e përcaktuara në njoftimin për marrjen e ambienteve me qira për zyra, për punonjësit e AMLF-sё.

 

Saturday the 5th. Adresa: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Blv Dëshmorët e Kombit Nr 3 e-Mail: sekretaria@amlf.gov.al; Web: www.amlf.gov.al
Joomla 2.5 template by 888Poker