AUTORITETI I MBIKËQYRJES SE LOJËRAVE TE FATIT
- Mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin për këtë veprimtari dhe aktet nënligjore në fuqi.
- Vendos masën e gjobës në rastet kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji.
- Kontrollon dhe verifikon nëse mjetet e lojërave të fatit janë të çertifikuara nga trupa të akredituar, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj. Çertifikon pajisjet e basteve, sipas specifikimeve teknike, të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave.
- Mbikëqyr dhe kontrollon subjektet e pajisura me autorizim nga Ministri i Financave, për luajtjen e lojërave promocionale të fatit.
- Mban regjistrin për subjektet, që ushtrojnë këtë veprimtari dhe të sallave të hapura prej tyre, në të gjithë territorin e vendit, për numrin e automatevepajisjeve për çdo sallë loje dhe karakteristikat specifike të tyre, numrin e punonjësve dhe kualifikimin përkatës të tyre, numrin e biletave të lotarisë kombëtare të hedhura në treg dhe ato të shitura, numrin e shorteve të hedhura nga organizatori i lotarisë kombëtare dhe organizatorët e bingos televizive.
- Kontrollon dhe verifikon të ardhurat dhe fitimin e subjekteve të liçencuara në lojërat e fatit, si dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore prej tyre, të rakorduara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe degët e saj në rrethe.
- Njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të gjitha të dhënat, që kanë lidhje me tatim-taksat.
- Inspektorët e AMLF-së vendosin gjobë, bllokojnë veprimtarinë dhe sekuestrojnë pajisjet e lojërave të fatit, kur një person fizik apo juridik e zhvillon veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose pa liçencën përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i autorizuar për dhënien e saj.
Drejtoria Operacionale
Mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve të liçencuara në fushën e lojërave të fatit sipas kategorive: Baste sportive / Baste për gara në pistë / Kazino / Kazino elektronike / Llotari kombëtare / Bingo tradicionale dhe Bingo televizive. Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë nga subjektet e liçensuara duke bërë një kontroll të detajuar të dokumentacionit dhe të veprimtarisë të subjekteve. Mban akt-konstatimi për të gjitha kontrollet e ushtruara ndaj subjekteve. Merr masa ndaj organizatorëve të lojërave të fatit kur konstatohen shkelje të dispozitave ligjore duke i gjobitur ato.
Drejtoria e Çertifikimit
Shqyrton dokumentacionin ligjor dhe teknik të paraqitur nga subjektet për marrje liçense në fushën e lojërave të fatit sipas kritereve të parashikuara në ligj dhe për Autorizimet e Lojërave Promocionale. Çertifikon pajisjet /mjetet e lojërave të fatit sipas specifikimeve teknike të përcaktura në ligj dhe në udhëzimet e dala për zbatim te tij dhe kryen kontrolle të herëpashershme të këtyre pajisjeve.
Pregatit dosjet e çertifikimit për çdo subjekt, kontrollon ligjshmërinë dhe dokumentacionin që shoqëron çdo dosje dhe ja paraqet për miratim drejtorit.
Pregatit dosjet e liçensimeve të reja, si dhe kontrollon gjithë dokumentacionin ligjor ë, duhet të paraqesin subjektet për t’u liçensuar.
Sektori i Sherbimeve të Brendeshme
Përgjigjet për mbarëvajtjen e sektorit financiar, juridik, protokoll-arshivës dhe të sherbimeve të brëndshme. Ndjek dhe zbaton strukturën organizative të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe përgjigjet për sistemin e menaxhimit të personelit. Harton projekt buxhetin e AMLF-së për vitin e ardhshëm dhe menaxhon burimet financiare të AMLF-së, raportet me bankat dhe shoqëritë e lojërave të fatit. Përfaqëson institucionin si palë ndërgjyqëse në çdo shkallë të gjyqësorit. Pergjigjet për mirëmbajtjen teknike të pajisjeve elektronike dhe faqes zyrtare të internetit të njësisë. Hedh në Database të gjitha ndryshimet (hapje, mbyllje pika sekondare, aparatet me numra serial sipas çertifikimit) e Sektorëve të Mbikqyrjes dhe Çertifikimit.