Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

  • Regjistri I Kerkesave dhe Pergjigjeve 2020

Nr rendor

Data e kerkeses

Objekti I kerkeses

Data e pergjigjes

Pergjigje

Menyra e perfundimit te kerkeses

Tarifa

1

28.08.2020

Informacion mbi licencimet sipas ligjit nr.155/2015

14.09.2020

Prane zyrave te Autoritetit te Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit, licencimi ne kategorine e lojes "Lojera elektrinike ne distance" eshte e ndaluar, bazuar kjo ne piken 2.1, te nenit 71 te ligjit nr.155/2015 "Per lojerat e fatit ne RSH" (i ndryshuar), ku percaktohet se: "2/1. Organizatorët e kategorive “baste sportive”, “baste për garat në pistë” dhe “lojërat elektronike në distancë” nga shoqëri vendase apo të huaja do të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018.

Ndalohen të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërcituara. Të gjitha aplikimet në proces shqyrtimi, ndërpriten."

Perfunduar

Ska

2

14.09.2020

Informacion mbi licensimin e subjekteve qe ushtrijne aktivitet ne kategorine Kazino ne Holete me 5 yje sipas ligjit 155./2015

22.09.2020

  1. Në lidhje me kerkesen për vënien në dispozicion të një kopje të dokumentacionit të kërkesës së shoqërisë, dokumentacionit të shqyrtimit nga organet e  Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit dhe vendimit për miratimin e saj ju bëjmë më dije se bazuar ne nenin 17, pika 1, gërma “b” të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit nuk mund tju vihet ne dispozicion dokumentacioni I paraqitur nga subjekti aplikues, pasi përbën sekret tregtar, gjithashtu nga ana juaj nuk u vërtetua se ekziston një interes publik i lartë, me qëllim marrjen e këtij informacioni.
  2. Autoriteti I Mbikqyrjes së Lojërave të fatit do tju dërgoj bashkelidhur kopje të licencës nr,1, datë 19.05.2020 dhënë shoqërisë “ADRIA ENTERTAINMENT”, bazuar kjo në nenin 13, pika 1, gërma “a”, nenin 35, pika 2, nenit 36 te ligjit 155/2015 “Per lojerat e fati në RSH” (i ndryshuar).

Përsa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave në lidhje me licensimin e lojërave të fatit në kategorine “Kazino te vendosura ne Hotele me 5 yje” ju bëjmë me dije se ligji nuk ka autorizuar Këshillin e Ministrave të nxjerr nje vendim te tillë. ​

Perfunduar

Ska

3

05.10.2020

Informacion mbi mbrojtjen e lojtarit sipas ligjit 155/2015

05.10.2020

Ne lidhje me informaciinin qe kerkoni per te mos lejuar lojtar te futet ne mjedisnin ku ushtrohet aktivitet lojera fati, dokumentacioni i nevojshem qe kerkohet eshte si me poshte:

  • Kerkese me shkrim prej vet lojtarit apo nje personi te familjes ku te shprehet qarte kersa per moj lejimin e personit te futet ne ambjentet ku ushtrohet aktivitet lojera fati;
  • Mjeti identifikimit te personit qe kerkohet te mos lejohet te futet ne ambjentet ku ushtrohet aktivitet lojera fati dhe e familjarit nese e ben ky i fundit kerkesen​;
  • Nje fotografi e qarte e personit qe kerkohet per te mos u lejuar te futet ne ambjentet ku ushtrohet aktivitet lojera fati​.

Dukumentacioni i kerkuar dorezohet prane zyrave te Autoritetit te Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit.

Perfunduar

Ska

  • Regjistri I Kerkesave dhe Pergjigjeve 2021

Nr rendor

Data e kerkeses

Objekti I kerkeses

Data e pergjigjes

Pergjigje

1

03.02.2021

Informacion mbi masat e marra nga AMLF per ndalimin e basteve online

08.02.2021

Ne lidhje me pyetjen "1- Cfarë masash janë marrë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për ndalimin e basteve online që kur ato u ndaluan me ligj që në janarin e vitit 2019?"

Nga ana e Autoritetti te Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit ne kuader te bashkepunimit me institucionet e tjera shteterore, pasi evidentohen faqet e palejuara  i dergohen  Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare, me qellim bllokimn e ketyre faqeve (baste sportive apo kategori te tjera te palejuara sipas ligjit nr.155/2015 "Per lojerat e fatit ne RSH").

Me konkretisht numri total i faqeve te derguara nga institucioni jone drejt AKEP per bllokim jane: 3833 faqe ne total per vitet 2019-2020, ku viti 2019 - 3735 faqe dhe viti 2020- 98 faqe.

Ne lidhje me pyetjen "2-
A ka mundur AMLF-ja ti mbyllë të gjitha adresat ose websitet e basteve online të palejuara?".

Autoriteti i Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit monitoron ne menyre permanente websitet te cilat nuk lehohen te ushtrojne aktivitet lojera fati dhe i raporton ato prane institucionit kompetent per bllokimin e tyre. Gjithashtu AMLF mirepret cdo sygjerim apo informacion ne lidhje me faqet qe ushtrojne aktivitet te pa lejuar sipas ligjit nr.155/2015, me qellim dergimin e tyre per bllokim prane AKEP.​

2

11.02.2021

Informacion mbi lojerat promocionale

15.02.2021

Bashkelidhur emailit po ju dergoj Vendimin e Keshillit te Ministarve nr.197, date 15.03.2017 "PËR PËRCAKTIMIN E MËNYRAVE, FORMAVE, KRITEREVE DHE RREGULLAVE PËR ORGANIZIMIN E LOJËRAVE TË FATIT PROMOCIONALE​", i cili percakton kriteret dhe proceduar qe duhet te ndjekin subjektet qe kerkojne te organizojne loje fati promocionale.

3

24.02.2021

Informacion ne lidhje me licencimin e Regency Casino Tirana

01.03.2021

1. Ne garen e zhvilluar nga ana e Autoritetit te Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit per dheninen e licences ne kategorine “Kazino” mori pjese vetem shoqeria “Regency International Casino Tirana”.

2. Në lidhje me kerkesen për vënien në dispozicion të një kopje  të dokumentacionit të dorëzuar nga kompanitë dhe rezultatet e shqyrtimit nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertavej ju bëjmë më dije se bazuar ne nenin 17, pika 1, gërma “b” të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit nuk mund tju vihet ne dispozicion dokumentacioni i paraqitur nga subjekti aplikues, pasi përbën sekret tregtar, gjithashtu nga ana juaj nuk u vërtetua se ekziston një interes publik i lartë, me qëllim marrjen e këtij informacioni.

3. Kompanie e vetme e cila aplikoi ne kete gare  “Regency International Casino Tirana”​ u shpall fituese dhe u pajis me licencen nr.2, date 26.10.2020 ne kategorine "Kazino".​

4

12.04.2021

Informacion ne lidhje me xhiron e subjekteve qe ushtrojne aktivitet lojera fati, me ushtrimin e kontrollit ne subjektet qe ushtrojne lojera fati nga ana e AMLF dhe me liencimin e Regency Casino Tirana

14.04.2021

-          Sa ka qënë xhiro vjetore në vitin 2019 dhe 2020 në fushën e lojrave të fatit, të aktiviteteve që janë të licensuara?

Në përgjigje të pyetjes lidhur me xhiron vjetore për vitet 2019 dhe 2020 në fushën e lojrave të fatit, ju bej me dije se AMLF disponon vetëm xhiron e vitit 2019 , pasi  bilanci dhe pasqyrat financiare te viti 2020 nga ku del dhe xhirua vjetore nuk jane dorzuar ende nga subjektet. 

Xhirua e relizuar nga subjektet e lojerave te fatit per vitin 2019 ka nje vlere prej  20,116,753, 302 leke.

-          A ka ushtruar Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit kontrolle në vendet e subjekteve që kanë ushtruar aktivitet në fushën e lojrave të fatit pas mbylljes së tyre kur hyri në fuqi ligji i ri në vitin 2019? Nëse po, a janë konstatuar subjekte që kanë zhvilluar këtë aktivitet dhe sa?

Drejtoria e Kontrollit dhe Masave Shtrënguese (AMLF), në fokusin kryesor ka ushtrimin e kontrolleve në terren në subjektet që ushtrojnë aktivitet lojëra fati, nëse ky aktivitet është në përputhje me legjislacionin në fuqi për lojërat e fatit si dhe në subjektet që dyshohet ushtrimi i një aktiviteti të tillë.

Përgjatë vitit 2019 dhe 2020 nga ana e AMLF janë ushtruar 7217 (shtatëmijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë) kontrolle në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nga ku në 71 (shtatëdhjetë e një) raste janë konstatuar ushtrim i aktivitetit të paligjshëm i lojërave të fatit dhe bazuar në nenin 57 pika 1 e ligjit 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” për bashkëpunimin e AMLF me strukturat e tjera shtetërore dhe duke qenë se me ndryshimet ligjore ushtrimi i aktiviteti të lojërave të fatit i palicensuar përbën vepër penale, në çdo rast të konstatuar janë njoftuar strukturat e policisë së shtetit për vijimin e mëtejshëm të procedurave ligjore.

-          A kanë dorëzuar të gjithë ortakët, përfshirë dhe përfituesit nga ky aktivitet të subjekteve që zotërojnë aksionet e “Regency Casino” vërtetim që nuk janë në ndjekje penale dhe dëshmi penaliteti? Çfarë keni konstatuar te ky dokumentacion?

Në momentin e paisjes me leje ushtrimi aktiviteti (Licencë), për të gjithë aksionarët e shoqërisë “Regency Casino” sh. a., janë depozituar vërtetime që nuk janë në ndjekje penale dhe dëshmi penaliteti.

Në dokumentacionin e depozituar nuk është konstatuar që janë në ndjekje penale apo dënime.

5

14.04.2021

Informacion mbi lojerat promocionale

20.04.2021

Institucioni jone nuk mund te shprehet pa shqyrtuar rregulloren e "Konkursit" apo te "Lojes promocionale" qe do te zhvillohet nga ana e shoqerise suaj. Gjithsesi ne VKM nr.196, date 15.03.2017 "Për përcaktimin e mënyrave, formave, kritereve dhe rregullave për organizimin e lojërave të fatit promocionale" jane percaktuar kriteret qe duhet te plotesoj loja promocionale per tu konsideruar e tille. 

6

15.07.2021

Info ne lidhje me licencimin e Adria Intertaibment dhe nr e subjekte qe ushtrojne aktivitet ne kategorine Kazino

22.07.2021

 Adria Entertainment (Grand Casino) eshte licencuar ne kategorine "Kazino te vendosura ne hotele me 5 yje", nderkohe VKM Nr. 690, datë 2.9.2020 "Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t'u pajisur me licencë për kategorinë "kazino", e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit te kësaj licence" te cilit ju i referoheni ka dale bazuar ne piken 1 te nenit 36 te ligji nr.155/2015 "Per lojerat e fatit ne RSH" (i ndryshuar) dhe eshte specifikisht per proceduren konkuruese me qellim licencimin ne kategorine "Kazino".

2. Aktualisht jane 4 licenca aktive: 1 ne kategorine "Kazino" dhe 3 ne kategorine "Kazino te vendosura ne hotele me 5 yje".

7

11.10.2021

Informacion ne lidhje me licencat e dhena nga AMLF per “Kazino te vendosura ne Hotele me 5 yje” si dhe mbajtese e kujt marke tregtare jane Hotel Plaza dhe Mak Albania.

18.10.2021

1.       Në qytetin e Tiranës deri tani janë dhënë tre leje për ushtrim aktiviteti në fushën e

lojërave të fatit, në zbatim të ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën  e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 5 Kategoritë e lojërave të fatit”.

Dy leje ushtrimi veprimtarie në fushën e lojërave të fatit (Licenca) janë dhënë në kategorinë “Kazino të vendosura në hotele me 5 yje” dhe njëra në kategorine “Kazino”.

-          AMLF nuk vlerëson dhe nuk zbaton asnjë akt ligjor apo nënligjor për vlerësimin e hoteleve me 5 yje. Vlerësimin për këto hotele apo struktura akomoduese bazuar në kriteret e tyre ligjore, e realizon Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

2.       Hotel “The PLAZA Tirana” mban markën “MARITIM” e njohur si brand name

ndërkombëtarisht, regjistruar e çertifikuar në Gjermani, brenda Komunitetit Europian dhe ndërkombëtarisht sipas Marrëveshjes së Protokollit të Madritit.

Midis shoqërisë “The PLAZA Tirana” Sh. A. dhe shoqërisë “HMS Hotel Management Services International” GmbH (Një anëtar i grupit MARITIM dhe degë 100% e Finanzbau KG) me qendër në Gjermani është nënshkruar Marrëveshje e Licencës së Markës Tregtare, me datë 15.04.2019 me afat vlefshmërie 10 vjet me të drejtë rinovimi.

Shoqëria “The PLAZA Tirana” Sh. A. është pajisur me Certifikatë Klasifikimi, strukturë akomoduese me 5 yje nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me afat vlefshmërie deri 22.08.2023. Kjo certifikatë i lëshohet shoqërisë për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese në The PLAZA Tirana, në kategorinë Hotel, me nivel klasifikimi 5 yje dhe emri i markës cilësohet “MARITIM”. Adresa: Rruga “Abdi Toptani”, Nr. 18, Tiranë.

3.       Hotel “MAK ALBANIA” mban markën “HYATT” e njohur si brand name

ndërkombëtarisht, regjistruar e çertifikuar edhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Ky institucion ka lëshuar certifikatën e regjistrimit të markës me datë 17.12.2013 dhe duke e rinovuar certifikatën me datë 04.04.2017, me afat vlefshmërie 10 vjet.

Midis shoqërisë “Kastrati Hotel & Tower” Sh. P. K. dhe Shoqërisë “Hyatt International LLC” (Hyatt) Sh.P.K është nënshkruar Kontratë Menaxhimi me datë 06.12.2018 me afat vlefshmërie 10 vjet me të drejtë rinovimi.

Shoqëria “Kastrati Hotel & Toëer” Sh. P. K. është pajisur me Certifikatë Klasifikimi, strukturë akomoduese me 5 yje nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me afat vlefshmërie deri 13.01.2025. Kjo certifikatë i lëshohet shoqërisë për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese në MAK ALBANIA, në kategorinë Hotel, me nivel klasifikimi 5 yje dhe emri i markës cilësohet “HYATT REGENCY”. Adresa: Sheshi “Italia”, Tiranë.

8

13.10.2021

Informacion ne lidhje me publicitetin e lojerave te fatit (kategorine e basteve sportive)

21.10.2021

Bastet sportive jane aktivitet i pa lejuar sipas ligji nr.155/2015 "Per lojerat e fatit ne RSH" dhe si rrjedhoj nuk mund te reklamohet nje aktivitet i palejuaj.  

9

13.10.2021

Informacion ne lidhje me miratimin e akteteve nenligjore per licencimin ne kategorine "resort kazino"

21.10.2021

Ne lidhje me Informacion per miratimin e akteve nenligjore per licencimin ne kategorine "resort kazino" ju bejme me dije se keto akte nenligjore nuk jane miratuar.

Perunduar

Tuesday the 25th. Adresa: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Blv Dëshmorët e Kombit Nr 3 e-Mail: sekretaria@amlf.gov.al; Web: www.amlf.gov.al
Joomla 2.5 template by 888Poker