info@amlf.gov.al

VKM nr. 114/2026 – Regjistri i moslejimit të pjesëmarrjes në lojërat e fatit dhe formularët standardë

02 Nëntor 2026

Publikimi i formularëve standardë në zbatim të VKM nr. 114, datë 27.2.2026

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 114, datë 27.2.2026, “Për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e regjistrit elektronik të personave, për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit, në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojërat e fatit, sipas kategorisë së licencuar, si dhe rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesës për moslejimin e personave për të hyrë në ambientet e lojërave të fatit”, publikon vendimin dhe formularët standardë përkatës.

Vendimi përcakton procedurat për paraqitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për moslejimin e pjesëmarrjes në lojërat e fatit, si dhe për anulimin e vendimeve të moslejimit, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në të.

Dokumentet për shkarkim


📄 Lexo VKM nr. 114/2026


📥 Shkarko Formularin Model 1 – Kërkesë për moslejim


📥 Shkarko Formularin Model 2 – Kërkesë për anulim

1. VKM nr. 114, datë 27.2.2026

Vendimi për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e regjistrit elektronik të personave për të cilët është vendosur moslejimi i pjesëmarrjes në lojërat e fatit.

2. Formulari standard – Model 1

Kërkesë për moslejimin e një personi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit apo në faqe interneti, aplikacione ose platforma elektronike ku mund të luhen lojëra fati.

3. Formulari standard – Model 2

Kërkesë për anulimin e vendimit për moslejimin e një personi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit apo në faqe interneti, aplikacione ose platforma elektronike ku mund të luhen lojëra fati.

Informacion mbi paraqitjen e kërkesave

Sipas VKM nr. 114/2026, kërkesa për moslejim mund të paraqitet nga vetë lojtari ose nga familjarët e përcaktuar në vendim.

Vendimi parashikon paraqitjen e kërkesave nëpërmjet portalit e-Albania. Deri në ngritjen e regjistrit elektronik, kërkesat paraqiten me shkrim.

Kërkesa për anulimin e vendimit të moslejimit mund të paraqitet jo më parë se tre muaj nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, sipas kushteve të përcaktuara në VKM.

Për informacion të plotë mbi dokumentacionin, procedurat dhe afatet, të interesuarit duhet t’i referohen vendimit të publikuar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

← Kthehu
: