Ligje
Baza Ligjore
Në këtë seksion paraqitet kuadri ligjor që rregullon organizimin,
funksionimin, licencimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë
së lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë, si dhe legjislacioni
i lidhur me veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Informacion mbi burimet
Dokumentet e publikuara në këtë faqe shoqërohen, sipas rastit,
me versionin e dokumentit në faqen e AMLF-së dhe me lidhjen drejt
burimit zyrtar të Qendrës së Botimeve Zyrtare.
Ligji bazë për lojërat e fatit
Akti ligjor kryesor që rregullon sektorin e lojërave të fatit dhe
organizimin, funksionimin, kompetencat mbikëqyrëse dhe kontrolluese
të AMLF-së.
Ligji nr. 155/2015
“Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”
Versioni i përditësuar përfshin ndryshimet e kryera me
ligjin nr. 140/2016, ligjin nr. 75/2018 dhe ligjin nr. 18/2024.
Historiku i ndryshimeve ligjore
Zhvillimi kronologjik i ndryshimeve të ligjit bazë për lojërat e fatit.
Ligji nr. 155/2015
Miratimi i ligjit bazë “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Ligji nr. 140/2016
Ndryshime në Ligjin nr. 155/2015, të pasqyruara në versionin e përditësuar të ligjit bazë.
Ligji nr. 75/2018
Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 155/2015
“Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Ligji nr. 18/2024
Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 155/2015
“Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Legjislacion i lidhur
Akte ligjore që lidhen drejtpërdrejt me sektorin e lojërave të fatit,
integritetin financiar, veprimtarinë e paligjshme dhe trajtimin fiskal.
Ligji nr. 95/2013
Për miratimin e Marrëveshjes së Licencës për Lotarinë Kombëtare.
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë
Dispozitat penale që lidhen me organizimin e palejuar të lojërave
të fatit dhe veprat penale të lidhura me integritetin e garave sportive.
Ligji nr. 9917, datë 19.5.2008
“Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Ligji nr. 29/2023
“Për tatimin mbi të ardhurat”. Ligji përfshin edhe rregullimin
tatimor të fitimeve nga lojërat e fatit.
Law No. 155/2015
“On Gambling in the Republic of Albania”
Updated English version of the main legislation governing gambling
activities in the Republic of Albania.
Arkivi legjislativ
Në këtë seksion paraqiten akte të kuadrit ligjor të mëparshëm,
për qëllime dokumentimi, reference dhe kërkimi juridik.
Ligji nr. 10033, datë 11.12.2008
“Për lojërat e fatit”
Akt i kuadrit ligjor të mëparshëm, i paraqitur në këtë seksion
vetëm për qëllime arkivore dhe reference juridike.
Për versionin zyrtar dhe statusin juridik të çdo akti, referenca përfundimtare është publikimi në Fletoren Zyrtare dhe Arkivi Elektronik i Akteve i
Qendrës së Botimeve Zyrtare.