info@amlf.gov.al

Ballina

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen, kontrollin dhe garantimin e ushtrimit të ligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë.

Subjekte të licencuara
Legjislacioni →

NJOFTIM ZYRTAR

Bazuar në Ligjin 155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka për qëllim sigurimin që aktiviteti i lojërave të fatit të kryhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të sigurojë në secilin rast mbrojtjen e lojtarit ndaj praktikave mashtruese, manipuluese, të cilat lidhen me krimin.

AMLF ka konstatuar së fundmi shfaqjen në rrjetet sociale (Facebook/Instagram) të reklamimeve të ndryshme për zhvillimin e lojërave online (kazino, lotari kombëtare, baste sportive, etj). Ju informojmë se:

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit nuk rezulton të ketë licencuar asnjë subjekt në Republikën e Shqipërisë në kategorinë “Lojëra Fati Online”.

Për rastet e evidentuara janë marrë masat përkatëse, duke u raportuar pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Policisë së Shtetit.

Ju bëjmë thirrje të keni kujdes dhe të mos bini pre e këtyre mashtrimeve.

Shërbime kryesore

Informacion i shpejtë mbi shërbimet, procedurat, publikimet dhe komunikimin me Autoritetin.

Subjekte të licencuara

Lista e subjekteve të licencuara për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit sipas kategorive përkatëse.

Shiko listën →

Legjislacioni

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë.

Lexo më shumë →

Procedurat e licencimit

Informacion mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat administrative për subjektet e interesuara.

Shiko procedurat →

Njoftime dhe publikime

Njoftime zyrtare, vendime, publikime dhe materiale informuese të Autoritetit.

Shiko njoftimet →

Denoncime

Raportoni raste të dyshuara të aktivitetit të paligjshëm, reklamimit të paautorizuar apo subjekteve të palicencuara.

Raporto rastin →

Kontakt

Të dhënat zyrtare të komunikimit dhe mënyrat e kontaktit me Autoritetin.

Na kontaktoni →

Kategoritë e veprimtarive të mbikëqyrura

AMLF mbikëqyr veprimtaritë e lojërave të fatit sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, duke garantuar ushtrimin e tyre vetëm nga subjekte të licencuara.

Kazino

Veprimtari të licencuara dhe të mbikëqyrura sipas kuadrit ligjor.

Kazino në hotele 5 yje

Kategori specifike e veprimtarisë së lejuar sipas kushteve ligjore.

Bingo Televizive

Veprimtari e organizuar dhe e kontrolluar në përputhje me ligjin.

Lotaria Kombëtare

Veprimtari e mbikëqyrur sipas procedurave dhe akteve përkatëse.

Baste Sportive Online

Veprimtari online e lejuar vetëm për subjektet e licencuara.

Roli i AMLF

AMLF ushtron funksione mbikëqyrëse, kontrolluese dhe rregullatore në fushën e lojërave të fatit, me qëllim garantimin e ligjshmërisë, mbrojtjen e interesit publik dhe parandalimin e aktivitetit të paligjshëm.

Autoriteti orienton veprimtarinë e tij drejt transparencës, përgjegjshmërisë institucionale dhe informimit të publikut mbi subjektet e licencuara dhe rreziqet që lidhen me veprimtaritë e paligjshme.

Prioritetet kryesore

  • Mbikëqyrje dhe kontroll
  • Parandalim i veprimtarisë së paligjshme
  • Transparencë dhe informim publik
  • Bashkëpunim institucional

Denonco aktivitet të paligjshëm

Nëse konstatoni aktivitet të paligjshëm, reklamim të paautorizuar, platforma online të dyshimta ose subjekte që përdorin emrin e AMLF në mënyrë të paligjshme, raportoni rastin përmes kontaktit zyrtar më poshtë.

Dërgo denoncim

Kontakt

Për informacion, kërkesa apo komunikime zyrtare, qytetarët dhe subjektet e interesuara mund të kontaktojnë Autoritetin përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Email: info@amlf.gov.al

Faqja zyrtare: www.amlf.gov.al

: