info@amlf.gov.al

Funksionet e AMLF – së

Funksionet e AMLF-së

Sipas Ligjit nr. 155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ushtron funksionet e mëposhtme.

a

Licenson, nëpërmjet Komisionit të Licencave, subjektet që aplikojnë për ushtrim aktiviteti në fushën e lojërave të fatit, sipas kritereve të ligjit.

b

Kontrollon dokumentacionin e personave fizikë dhe juridikë që aplikojnë për licencë ose që janë të pajisur me të, dhe kërkon dokumente e prova shtesë kur e gjykon të arsyeshme.

c

Mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve që organizojnë dhe ushtrojnë lojëra fati në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ç

Monitoron në distancë dhe në kohë reale subjektet e licencuara nëpërmjet Sistemit Qendror të Monitorimit On-line (SQMO).

d

Vendos sanksione në formën e masave administrative kur vëren shkelje të dispozitave ligjore.

dh

Kontrollon dhe verifikon nëse mjetet e lojërave të fatit janë të certifikuara nga subjekte të akredituara, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

e

Miraton pajisjet e lojërave të fatit sipas specifikimeve teknike të përcaktuara me udhëzim të ministrit të Financave, të pajisura me certifikata nga subjekte të akredituara.

ë

Mbikëqyr dhe kontrollon subjektet e pajisura me autorizim për luajtjen e lojërave promocionale të fatit.

f

Mban regjistrin e subjekteve që ushtrojnë këtë veprimtari dhe të sallave të hapura prej tyre në të gjithë territorin e vendit — numrin e automateve/pajisjeve për çdo sallë, karakteristikat e tyre, numrin e punonjësve dhe kualifikimin përkatës, numrin e biletave të Lotarisë Kombëtare të hedhura në treg e të shitura, dhe numrin e shorteve të hedhura nga organizatori i Lotarisë Kombëtare dhe organizatorët e Bingos Televizive.

g

Në rakordim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe drejtoritë rajonale tatimore, verifikon shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe deklarimet mujore të organizatorëve, sipas pikës 2 të nenit 57 të ligjit.

gj

Kontrollon dhe verifikon deklarimet e bëra nga organizatorët pranë AMLF-së, në përputhje me detyrimet ligjore për deklarim.

h

Kontrollon dhe verifikon fitimet e organizatorëve nga lojërat.

Shënime shtesë

  • Shtypja dhe prodhimi i biletave për lojëra fati, formati dhe mënyra e emetimit të biletës on-line, apo forma të tjera të pranimit të pjesëmarrjes në lojën on-line, bëhen në përputhje me procedurat, afatet dhe formatet e miratuara me udhëzim të ministrit të Financave, sipas llojit të lojës.
  • AMLF njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të gjitha të dhënat që kanë lidhje me tatim-taksat.

← Kthehu te Autoriteti

: