Autoriteti
Autoriteti
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) është institucioni shtetëror përgjegjës për mbikëqyrjen, kontrollin dhe rregullimin e veprimtarisë së lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë, sipas Ligjit nr. 155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar).
Baza ligjore
Veprimtaria e AMLF rregullohet nga Ligji nr. 155/2015 dhe ndryshimet e mëvonshme, të cilat kanë përcaktuar në vazhdimësi fushën e kompetencës dhe kategoritë e lojërave të fatit të lejuara:
Roli dhe funksionet
AMLF ushtron funksione mbikëqyrëse, kontrolluese dhe rregullatore mbi subjektet e licencuara, me qëllim garantimin e ligjshmërisë së veprimtarisë, mbrojtjen e lojtarit ndaj praktikave mashtruese apo manipuluese, dhe parandalimin e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.
Për vendimmarrjen mbi licencimin, AMLF mbështetet te Komisioni i Licencave, organi që përcakton mënyrën, kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për çdo aplikim, si dhe shqyrton kërkesat sipas kategorisë përkatëse të lojës.
Autoriteti operon gjithashtu Sistemin Qendror të Monitorimit Online (SQMO), përmes të cilit merr në kohë reale të dhëna nga subjektet e licencuara, si mjet kryesor për verifikimin e xhiros dhe të detyrimeve tatimore.
Prioritetet kryesore
- Mbikëqyrje dhe kontroll
- Parandalim i veprimtarisë së paligjshme
- Transparencë dhe informim publik
- Bashkëpunim institucional
Financimi
AMLF financohet nga vetë sektori që mbikëqyr: subjektet e licencuara paguajnë në llogarinë e Autoritetit një tarifë prej 3% të të ardhurave bruto nga veprimtaria e lojës, por jo më pak se 1.5 milionë lekë në vit për secilin subjekt. Këto të ardhura shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve operative të AMLF-së në përmbushje të detyrave të përcaktuara me ligj.
Fondi i posaçëm nga lojërat e fatit
Përveç mbikëqyrjes, AMLF ka edhe një rol në administrimin e fondit të posaçëm të krijuar nga të ardhurat e sektorit të lojërave të fatit, i destinuar për financimin e projekteve me interes shoqëror. Sipas rregullave më të fundit, procesi ndiqet nga dy struktura paralele: AMLF, që mbulon menaxhimin teknik dhe financiar, dhe Këshilli i Mbështetjes së Projekteve, që mban kompetencën vendimmarrëse për përzgjedhjen dhe miratimin e aplikimeve për financim.
Lexo më shumë
Detaje të plota mbi strukturën dhe funksionimin e Autoritetit.