Menu Mbylle

AMLF

Autoriteti i mbikëqyrjes së lojërave të fatit – amlf, është institucioni përgjegjës në varësi të ministrisë së financave që rregullon dhe kontrollon veprimtarinë e lojërave të fatit në republikën e shqipërisë.

Kompetencat kryesore të këtij autoriteti përfshijnë:

Mbikëqyrja dhe kontrolli: Mmonitoron aktivitetin e subjekteve që organizojnë lojëra fati/ lojëra fati promocionale në të gjithë territorin e republikës së shqipërisë, duke siguruar që veprimtaria ushtrohet në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore.

Inspektimi dhe sanksionet: Ka të drejtë të ushtrojë kontrolle (inspektime) në subjektet e lojërave të fatit dhe të vendosë masa administrative, si gjoba, në rastet kur vëren shkelje të ligjit.

Çertifikimi i pajisjeve: Kontrollon dhe çertifikon pajisjet e lojërave të fatit dhe bastet, duke u siguruar që ato përputhen me specifikimet teknike të përcaktuara nga udhëzimet e ministrisë së financave.

Parandalimi i pastrimit të parave: Monitoron organizatorët e lojërave të fatit për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

 

Njoftim