Drejtuar: Z. Naltan Jacaj                                                                                       Postuar me 23/01/2017

 

I nderuar Z. Jacaj,

Në zbatim të pikës 2/ç të nenit 57 të ligjit nr.152/2013 "Për nëpunësin civil" dhe të Udhëzimit nr.1, datë 02.04.2014 "Për elementet kryesore proceduriale dhe materiale të ecurisë dhe shqyrtimit të shkeljeve disiplinore" ju njoftojmë se :

Në datën 27.01.2017, ora 10.30, do të zhvillohet takimi pranë zyrave të AMLF-së në prani të Komisionit Disiplinor të krijuar për shqyrtimin e ecurisë disiplinore për shkeljen disiplinore "Braktisja e punës ose mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për 7 ditë pune ose më shumë, kur mungesa ka sjellë pasoja shumë të rënda në përmbushjen e detyrave të institucionin" parashikuar në pikën 2.ç, të nenit 57 të ligjit nr.152/2013 "Për nëpunësin civil", pasi nga data 05.12.2016 nuk jeni paraqitur në vendin e punës dhe nuk keni justifikuar mungesën tuaj.

Për sa më sipër, po ju vëmë në dijeni se :

Keni të drejtën për paraqitjen e provave, thirrjen e dëshmitarëve,

-të drejtën për t'u dëgjuar, vetë apo me përfaqësues ligjor

-të drejtën për të paraqitur dëshmitarë

-të drejtën për t'u paraqitur me përfaqësues të sindikatës ku bën pjesë (nëse nuk bën pjesë në sindikatë me përfaqësuesin më të vjetër të institucionit)

Gjithashtu ju bëjmë me dije se në rast se nuk paraqiteni pas dy njoftimeve të njëpasnjëshme, procedimi disiplinor do të vazhdojë në mungesë.

Saturday the 5th. Adresa: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Blv Dëshmorët e Kombit Nr 3 e-Mail: sekretaria@amlf.gov.al; Web: www.amlf.gov.al
Joomla 2.5 template by 888Poker