info@amlf.gov.al

Detyrat e Komisioni i Licencave

Komisioni i Licencave ka këto detyra:

a) Përcakton mënyrën, kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e thirrjes për licencimin e subjekteve të cilat organizojnë lojërat e fatit.

b) Vlerëson për subjektet aplikuese përpara shpalljes së fituesit apo për organizatorët nëse ndryshojnë sistemin përputhshmërinë e sistemeve që do të përdoren për kryerjen e aktivitetit të lojërave të fatit “baste sportive online”, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

c) Administron listat dhe dokumentacionin e vënë në dispozicion nga AMLF-ja të subjekteve që kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë për kryerjen e aktivitetit të lojës së fatit;.

ç) Vlerëson plotësimin e kushteve në lidhje me pajisjet për marrjen e licencës.

d)S dhe vlerëson aplikimet për marrje licence.

dh) Harton programet e mbrojtjes së të drejtave të lojtarit, që miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

e) Mbikëqyr zbatimin e programeve të mbrojtjes së të drejtave të lojtarit.

ë) Kryen funksionin e sekretariatit të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

f) Miraton rregulloren e lojës së fatit që propozohet nga organizatori.

g) Miraton standardet e specifikimeve teknike për pajisjet e lojërave të fatit, sipas parashikimeve të këtij ligji.

gj) Miraton rregulloren në lidhje me standardet, formën dhe mënyrën e publikimit/transmetimit të publicitetit të lejuar të lojërave të fatit nga ana e organizatorëve të lojërave të fatit në medien online apo ato audiovizive.

h) Autorizon subjektet për të zhvilluar lojë fati promocionale – jackpot.

i) Miraton listën e turneve të lojërave në kazino.

j) Miraton rekomandimet periodike të nxjerra nga plani i veprimtarisë së inspektimeve të AMLFsë.

k) miraton kryerjen e auditimeve të sistemeve dhe/ose të performancës së veprimtarisë së organizatorëve të lojërave të fatit, të entiteteve të autorizuara nga AMFL-ja, sipas detyrave të objektit të auditimit të përcaktuara nga Komisioni, nga auditues ligjor dhe/ose teknik, të pavarur, vendas apo të huaj, të emëruar në aktin e auditimit.

 

l) Harton raportin vjetor të veprimtarisë së tij, pjesë integrale e të cilit është edhe raporti i monitorimit për përdorimin e fondit të posaçëm në përputhje me qëllimin dhe termat e projektit.

ll) Kryen funksione të tjera të parashikuara nga ky ligj apo ligje të tjera.

: