Njoftim per shpalljen e gares ne lojrat e fatit per kategorine "KAZINO"
Njoftim per shpalljen e gares ne lojrat e fatit per kategorine "KAZINO"
- Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit në zbatim të nenit 34, 35, 36, 37 të ligjit ligjit nr.155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”, e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastete revokimit apo të pezullimit te kësaj licence” shpall garën për pajisjen me licensë për zonën ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës sipas Vendimit të Këshillit të Ministravenr. 689, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit,e kategorisë“Kazino”, në qytetin e Tiranës”.
- Dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin dhe të jenë hartuar sipas formaliteteve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës në fuqi.
- Dokumentet që vërtetojnë kriteret e parashikuara në legjislacionin e lojërave të fatit dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 duhet të jenë lëshuar/miratuar nga organet përkatëse, brenda 3 (tre) muajve të fundit nga data e aplikimit.
- Të interesuarit duhet të paraqesin aplikimin e tyre (kërkesë më shkrim dhe dokumentacionin shoqërues) pran zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deri më datë 22.10.2020, ora 16.30 CET.
- Dokumentacioni do të paraqitet në gjuhen Shqipe.Aplikanti mund të depozitojë edhe dokumente në gjuhë të huaj, të shoqëruara me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe.Aktet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuaranga Republika e Shqipërisë.
- Dokumentacioni duhet të dorëzohet në dy kopje (origjinale dhe fotokopje).
- Shqyrtimi i dokumentave do të bëhet parnë zyrave tëAutoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, datë 23.10.2020, ora 09.00 CET.
Postuar me 22/09/2020
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
Autoriteti i Mbikqyrjes sё Lojrave tё Fatit njofton se kёrkon tё marrё me qera ambjente (zyra) pёr tё ushtruar veprimtarinё administrative tё AMLF-sё, duke u bazuar nё kriteret e mёposhtёm
Kriteret dhe specifikimet e ambientit:
- Ambjentet pёr zyra me me ndarje tё brendёshme 10-12 zyra me sipёrfaqe totale afёrsisht 300-400 m2 tё pёrshtatshme pёr akomodimin e punonjёsve tё AMLF-sё, pёr nevojat e punёs sipas strukturёs organizative tё Institucionit.
- Ambientet duhet të sigurojnë përmbushjen e kërkesave minimale sipas kuadrit ligjor për hapësirat në vendin e punës.
- Ambientet ku do të akomodohet stafi i AMLF-sё, të jetё afёr zonёs se qendrёs në Tiranë dhe lehtësisht i aksesueshёm nga institucionet e tjera shtetërore, kryesisht nga Ministria e Financave ku institucioni ka bashkёpunim tё vazhdueshёm.
- Ambjentet per zyra mundёsisht tё kenё 2 hyrje tё aksesueshme, njё pёr hyrjen e punonjёsve tё administratёs dhe tjetra pёr shёrbimin ndaj qytetareve/subjekteve tё liҫencuar nё fushёn e lojrave tё fatit pёr tё marё shёrbimin e kёrkuar nё zyrёn e protokollit tё institucioni.
- Ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar.
- Ambientet duhet të kenë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe ne rast se ka nderprerje tё energjisё elektrike ndertesa tё jetё e pajisur me gjeneratore.
- Ambientet duhet sherbim sigurie 24 orё, Instalimet elektrike dhe instalimet e rrjeteve kompjuterike (LAN, Kabllim,switch etj) të jenë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për postet e punës.
- Ambientet duhet të kenë sistem kondicionimi dhe në rastet kur nuk ka aspirim natyral tё ketё sistem aspirimi të instaluar dhe plotësisht funksional, gjithashtu ambientet nuk duhet tё kenё lagёshtirё.
- Ambientet duhet të kenë minimumi 2 tualete (të kompletuar me pajisjet hidrosanitare dhe pajisjet për ujë të ngrohtë).Të sigurohet vend në hyrjen kryesore për vendosjen e tabelës identifikuese të Institucionit shtetëror.
- Ambientet në të cilën do transferohet AMLF të plotësojë kushtet për zhvillim normal të punës, pa pasur nevojë për kryerjen e investimeve shtesë nё pjesen e strukturёs te zyrave.
- Ambientet duhet tё jenë të lira dorëzimi i objektit do të bëhet brenda 5 (pesë) ditëve pune nga njoftimi për lidhje kontrate.
Dokumentacioni kualifikues do të jetë:
Ofertuesi duhet të dorëzojë dokumentacionin origjinal ose fotokopje të noterizuar, si në vijim:
- Ofertёn pёr vlerёn e detyrimit mujor tё qerasё, sipas kritereve tё mёsipёrme.
- Vërtetim si titullar i ligjshëm i pronës të vërtetuar me certifikate pronësie, lëshuar nga ASHK-ja, shoqëruar me kartelën e pasurisë, hartën treguese të pronës dhe Gent-planin.
- Vërtetim hipotekor që prona nuk është në sekuestro dhe është e lirë nga çdo barrë hipotekor apo detyrim tjetër ligjor, lëshuar nga ASHK-ja.
- Vërtetim që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të librezёs, të energjisë elektrike.
- Vërtetim që nuk ka detyrime të pashlyera dhe kopje të librezёs tё ujësjellës-kanalizimet.
- Vërtetim që ofertuesi nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor. Deklaratë që nuk ka konflikt interesi me AMLF;
- Nëse është tregtar/shoqëri tregtare duhet të paraqesë edhe NIPT/NUIS, certifikata e regjistrimit dhe Ekstrat Historik i regjistrimit të subjektit qëvërteton se ka status aktiv.
- Vërtetim nga tatim-taksat që nuk ka detyrime të pashlyera.
- Vërtetim që nuk ka sigurime shoqërore të pashlyera nga e-Sigurime.
AMLF do të pranojë oferta si nga persona fizik dhe juridik të cilët plotësojnë kriteret dhe dorëzojnë dokumentacionin kualifikues.
Paraqitja e dokumenteve dhe ofertës së qirasë së ambienteve:
- Dokumentacioni i kërkuar më sipër duhet të jetë i futur në një zarf jo transparent, të mbyllur, të vulosur dhe të firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit. Mbi zarf duhet të jetë shënuar: “Ofertë në kuadër të marrjes me qira të ambienteve (zyra) për ushtrimin e veprimtarisë së Autoritetit tё Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit (AMLF)”.
- Oferta e qiradhënësit që specifikon sipërfaqen dhe çmimin total mujor (në LEK) si më poshtë:
Sipërfaqe totale e ambienteve | Çmimi për m2 | Çmimi total (Lek në muaj) |
- Dorëzimi i dokumenteve dhe ofertës ekonomike duhet të bëhet brenda datës 06/03/2024, ora 14:00, me postë ose dorazi pranë Autoritetit tё Mbikqyrjes sё Lojrave tё Fatit (AMLF), me adresë: Blv “Dëshmorët e Kombit”, Ministria Financave dhe Ekonomisë, Tiranë. Nëse dorëzimi do të bëhet nëpërmjet shërbimit postar, zarfi duhet të ketë datën 29 Shkurt 2024 ose më herët nga kjo datë.
- Ofertuesi duhet të pranojё që pagesa e qirasë të bëhet çdo muaj në lekë, bazuar nё çmimin e ofruar dhe sanksionuar ne kontratën e qirasë, kundrejt lëshimit të faturës tatimore.
Kriteret Vlerësuese:
Oferta fituese do të jetë oferta ekonomikisht më e favorshme, e cila plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe kërkesat e përcaktuara në njoftimin për marrjen e ambienteve me qira për zyra, për punonjësit e AMLF-sё.
Rreth autoritetit
AUTORITETI I MBIKËQYRJES SE LOJËRAVE TE FATIT
- Mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin për këtë veprimtari dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vendos masën e gjobës në rastet kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji.
- Kontrollon dhe verifikon nëse mjetet e lojërave të fatit janë të çertifikuara nga trupa të akredituar, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj. Çertifikon pajisjet e basteve, sipas specifikimeve teknike, të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave.
- Mbikëqyr dhe kontrollon subjektet e pajisura me autorizim nga Ministri i Financave, për luajtjen e lojërave promocionale të fatit.
- Mban regjistrin për subjektet, që ushtrojnë këtë veprimtari dhe të sallave të hapura prej tyre, në të gjithë territorin e vendit, për numrin e automatevepajisjeve për çdo sallë loje dhe karakteristikat specifike të tyre, numrin e punonjësve dhe kualifikimin përkatës të tyre, numrin e biletave të lotarisë kombëtare të hedhura në treg dhe ato të shitura, numrin e shorteve të hedhura nga organizatori i lotarisë kombëtare dhe organizatorët e bingos televizive.
- Kontrollon dhe verifikon të ardhurat dhe fitimin e subjekteve të liçencuara në lojërat e fatit, si dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore prej tyre, të rakorduara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe degët e saj në rrethe.
- Njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të gjitha të dhënat, që kanë lidhje me tatim-taksat.
- Inspektorët e AMLF-së vendosin gjobë, bllokojnë veprimtarinë dhe sekuestrojnë pajisjet e lojërave të fatit, kur një person fizik apo juridik e zhvillon veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose pa liçencën përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i autorizuar për dhënien e saj.
- Tabele funksioneve, detyrave dhe komptetencave te drejtorive, arsimi dhe kualifikimi.
CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
- Proçdurat e AMLF-së . dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AMLF bëhen nepermjet sherbimit postar dhe protokollit prane AMLF, si dhe nepermjet adreses postare elektronike sekretari.amlf.gov.al .Persa i perket afateve te kthimit te pergjigjeve ,ndjekin afatet e kodit te procedurave administrative.
Kuadri ligjor rregullator
Akte ndërkombëtare, ligje,akte nenligjore