magazina

magazina snsdnsndajdnssajknsdkjanjkdnas

Njoftim për pagesën e detyrimeve të pashlyera

Njoftim për pagesën e detyrimeve të pashlyera

 

Shoqëria “ARSENY COMPANY” është sanksionuar me gjobën nr.0001122, datë 05.01.2016 në vlerën 500.000 lek. Në lidhje me këtë gjobë shoqëria “ARSENY COMPANY” nuk ka ushtruar ankim administrativ pranë Komisionit të Apelimit të Gjobave dhe as nuk i është drejtuar organeve gjyqesore kompetente.

Në zbatim të nenit 55 të ligjit 155/2015 “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërise”, gjobat paguhen nga kundërvajtësi brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit të  Apelimit te Gjobave ose, në rast apelimi, brenda 5 ditëve nga data kur vendimi i gjykatës merr formë të prerë. Pas kalimit të këtij afati, per çdo dite vonese, paguhet një kamatë prej 2 për qind e shumës deri ne 30 ditë.

Për sa më sipër, duke qënë se nga ana juaj nuk është bërë ankim administrativ pranë Komisionit të Apelimit të Gjobave dhe as pranë organeve gjyqësore, ju njoftojmë se brenda 30 ditëve duhet të bëni pagesën e gjobës bashkë me kamatvonesën. 

Njoftim per moslejim personi per te luajtur ne subjeketet e lojerave te fatit

Njoftim per moslejim personi per te luajtur ne subjeketet e lojerave te fatit

 

Bazuar ne nenin 6, pika 4, te ligjit Nr. 155/2015, date 21.12.2015 “ Per lojerat e fatit ne Republiken e Shqiperise ” ku percaktohet se: “Organizatori merr masa te ndaloje per te luajtur ne mjediset e lojerave te fatit nje person, per te cilin ka nje kerkese me shkrim prej vete lojtarit apo prej te pakten nje prej familjareve te tij, ku kerkohet moslejimi i ketij personi per te hyre ne mjediset e lojerave te fatit. ” si dhe ne kerkesen e bere nga familjaret e Z. Klint GAZHELI protokolluar me nr.3270, Prot. date 30.05.2016, ju bejme me dije te njoftoni te gjithe punonjesit tuaj, ne adresat dytesore ku shoqeria juaj ushtron aktivitet ne fushen e lojerave te fatit, te mos lejojne hyrjen ne keto ambjente te Z. Klint GAZHELI, banues ne Tirane. Ne rast te kundert, nga ana jone, do te meiren masat sipas dispozitave ligjore ne fuqi, deri ne pezullimin/heqjen e te drejtes per te ushtruar aktivitet.

Pezullim Aktiviteti Për Subjektet e Mëposhtëme (Periudha 30 ditë, duke filluar nga 02.06.2016)

Pezullim aktiviteti për subjektet e mëposhtëme (periudha 30 ditë, duke filluar nga 02.06.2016)

 

  •   Palmas Casino
  •   Game 2010
  •   Imperial Game
  •   Madrid Bingo

Nënkategoritë

Saturday the 7th. Custom text here
Copyright 2012

©

Joomla 2.5 template by 888Poker