Bazuar në Ligjin 155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit ka për qëllim sigurimin që aktiviteti i lojërave të fatit të kryhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të sigurojë në secilin rast mbrojtjen e lojëtarit ndaj praktikave mashtruese, manipuluese të cilat lidhen me krimin.
A.M.L.F ka konstatuar së fundmi shfaqjen në rrjetet sociale (facebook/Instagram) të reklamimeve të ndryshme për zhvillimin e lojërave online (kazino/ lotari kombëtare/ baste sportive etj), juinformojmë se:
Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, nuk rezulton të këtë liçensuar asnjë subjekt në Republikën e Shqipërisë në kategorinë “Lojëra Fati Online”.
Nga ana jonë, për rastet e evidentuara janë marr masat përkatëse duke u raportuar pranë Autoriteti Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Policisë së Shtetit.
Ju bëjmë thirrje të keni kujdes dhe të mos bini pre e këtyre mashtrimeve.