Njoftim për pagesën e detyrimeve të pashlyera

 

Shoqëria “ARSENY COMPANY” është sanksionuar me gjobën nr.0001122, datë 05.01.2016 në vlerën 500.000 lek. Në lidhje me këtë gjobë shoqëria “ARSENY COMPANY” nuk ka ushtruar ankim administrativ pranë Komisionit të Apelimit të Gjobave dhe as nuk i është drejtuar organeve gjyqesore kompetente.

Në zbatim të nenit 55 të ligjit 155/2015 “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërise”, gjobat paguhen nga kundërvajtësi brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit të  Apelimit te Gjobave ose, në rast apelimi, brenda 5 ditëve nga data kur vendimi i gjykatës merr formë të prerë. Pas kalimit të këtij afati, per çdo dite vonese, paguhet një kamatë prej 2 për qind e shumës deri ne 30 ditë.

Për sa më sipër, duke qënë se nga ana juaj nuk është bërë ankim administrativ pranë Komisionit të Apelimit të Gjobave dhe as pranë organeve gjyqësore, ju njoftojmë se brenda 30 ditëve duhet të bëni pagesën e gjobës bashkë me kamatvonesën. 

Wednesday the 21st. Adresa: Ministria e Financës, Blv Dëshmorët e Kombit Nr 3 E-mail: sekretaria@amlf.gov.al; web: www.amlf.gov.al E-mail: sekretaria@amlf.gov.al; Web: www.amlf.gov.al
Joomla 2.5 template by 888Poker